Vëllai, thikë motrës 11-vjeçare për sallatën në Greqi, halla kërkon kujdestarinë e vajzës

0
179

Halla e 11-vjeçares shqiptare që u qëllua me thikë nga vëllai 12-vjeçar në ishullin Rodos të Greqisë ka kërkuar kujdestarinë e vajzës së mitur pasi ajo refuzon kthimin në shtëpi.

Mediat greke raportojnë se halla e fëmijëve ka kërkuar para prokurorit që ta mbajë ajo në shtëpi vajzën e vëllait pasi incidentit të rëndë disa ditë më parë, ku vëllai 11-vjeçar e qëlloi atë me thikë pas sherrit se kush do ta bënte gati sallatën për Vitin e Ri.

Në sherr e sipër, 12-vjeçari mori thikën duke qëlluar motrën, e cila përfundoi në spital, raporton abcnews.al.