Vëllai i Beatrix, Albani, ka thumbuar Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, pas zërave se ata mund të jenë rikthyer bashkë. Në një postim në rrjete sociale, ku flitej për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet në Dubai, këngëtari iu përgjigj duke thumbuar dyshen e njohur.
“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m folloëers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, ka shkruar ai.
Për ata që nuk e kuptuan, me shtëpitë e përmendura, Albani ka thumbuar Donaldin i cili është zotuar të ndërtojë 2 shtëpi në Kosovë e dy në Shqipëri për njerëzit në nevojë.
Nga ana tjetër Bora Zemani ka 1 milion ndjekës në Instagram dhe sipas Albanit, këta ndjekës janë të blerë. Ndërsa përsa i përket pushimeve në Vienë, kujtojmë se pak ditë më parë Bora dhe Donaldi udhëtuan drejt Vienës (ku u tha se ishin bashkë).
(BalkanWeb)