Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë në “Elbasan Arena”, drejtësinë do e vendosin… turqit

0
217

Më 11 nëntor, është caktuar që në Shqipëri të jetë përfaqësuesja e Kosovës. Të drejtuar nga Bernard Shaland, “Dardanët” do të kenë një tjetër miqësore të cilësuar vëllazërore.

Kjo do të jetë një tjetër pikë takimi dhe përballjeje për dyja ekipet përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa dy vite më parë përfundoi me triumf 0-3 për Kosovën.

Ndeshja do të luhet më 11 nëntor me start nga ora 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë ndeshje, pritet që të ketë arbitra turq që do të vendosin drejtësi duke qenë se është një miqësore zyrtare dhe e njohur nga UEFA.

PANORAMASPORT.AL