Siç raportoi pak më parë abcnews.al, demokratët kanë vendosur tashmë që të votojnë pro projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke marrë në këmbim kryerjen e Reformës Territoriale si edhe të asaj Zgjedhore.
Ndërkohë ky vendim është pritur mirë edhe nga grupi parlamentar i PD gjatë mbledhjes së sotme. Deputeti Dashnor Sula është prehur se vendimi i Bashës është një vendim prej lideri.
“Vendimi që keni marrë, vendim prej lideri. Jemi krenar për rrugën që kemi zgjedhur. Kjo është ndarja përfundimtare nga e shkuara” ka thënë Sula.
Abcnews.al mëson se fill pas votimit të sotëm të deputetëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, ata do ta çojnë kartonin për ngritjen edhe të dy komisioneve për zbatimin e kërkesave të demokratëve. /abcnews.al/