Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Pas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse, me një deklaratë të përbashkët ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor 2022, e cila erdhi pas dymbëdhjetë vitesh dashuri dhe dy fëmijëve së bashku, Milan dhe Sasha.
Më pas ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës konfirmoi lidhjen me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma dhe më shumë yllin e muzikës nga Kolumbia.
Duket se veprimi i radhës i Pique do të jetë dhe “goditja” e fundit që ai do të bëjë ndaj këngëtares.
Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi dëshiron të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri me Shakirën në 12 vite lidhje dhe gjithashtu të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re.
Sot Shakira dhe Pique ende nuk mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe për hir të fëmijëve të tyre, teksa ylli i pop-it është aluduar shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise ose Lewis Hamilton.