Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpulit e programuar të luhej në orën 20:15 me orën e Anglisë, do luhet në orën 20:00. Vendimi i qeverisë britanike për të mos lejuar baret dhe lokalet hapur pas orës 22:00, ka bërë që organizatorët të ndryshojnë orarin e fillimit të ndeshjes.
Populli anglez njihet si një popull që e ndjek shumë futbollin, sidomos në bare dhe lokale. Vendimi i qeverisë për ti mos i lejuar hapur pas orës 22:00, ka krijuar pakënaqësi tek tifozët të cilët ankohen se do humbasin minutat e fundit të sfidës.
Në këtë mënyrë është marrë vendimi që ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpulit të luhët në orën 20:00 dhe jo në 20:15 siç ishte programuar në fillim.
PANORAMASPORT.AL