Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në një dalje për mediat ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
I pyetur për hapat që pritet të marrë presidenti Ilir Meta pritet të marrë tashmë, Balla u shpreh se respektimi i Kushtetueses është detyrim. Dhe, sipas tij, Presidenti duhet të marrë jë vendimmarrje në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast.
“Respektimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Presidenti si institucion i rëndësishëm kushtetues duhet të marrë të marrë vendimarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Këto lloj komunikimesh janë zhvilluar në kohën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që është Presidenti ai që e ka këtë kompetencë…,” tha Balla.