Vendoret e 14 Majit/ Heshtje Zgjedhore deri në mbylljen e votimeve të së dielës

0
84

Heshtje zgjedhore! Në vendin tonë ditën e nesërme, data 14 maj, do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Në 61 bashkitë e vendit, do të ketë një garë për krerët e bashkive, sikurse për Këshillin Bashkiak.

Në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, votimi do të jetë elektronik, që do të sjellë dhe pasqyrimin e rezultatit në një minutazh brenda 10 minutash.

Ditën e djeshme, është mbyllur dhe fushata elektorale, ndërsa gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit politikë janë të detyruar të respektojnë Kodin Zgjedhor, i cili përcakton se një ditë para zgjedhjeve, deri në mbylljen e votimit, është heshtje zgjedhore, që do të thotë se nuk lejohen thirrjet apo mesazhet politike.

5211 qendra votimi kanë për të qenë në dispozicion të votuesve, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në mbylljen e orës 20:00.

Bashkia e Tiranës, ka më shumë kandidatë në garë se çdo bashki tjetër, ndërsa në më të shumtën e bashkive, do të ketë vetëm dy garues, kryesisht nga PS-ja dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”./Faxweb.al