Vendosa të mos hyj në këtë garë dinjitoze”, tërhiqet një nga kandidatët e mundshëm për kreun e SPAK

0
2

Pas raportimeve mediatike se kishte dorëzuar kandidaturën, i pyetur , prokurori i posaçëm Sotir Kllapi deklaroi se nuk do marrë pjesë në garë.

Vendosa të mos hyjë në këtë garë dinjitoze, por u uroj suksese kolegëve të nderuar“-është shprehur Kllapi

Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu kanë dorëzuar sot aplikimin për drejtues të SPAK, teksa sot (në mesnatë) është afati i fundit të lënë nga KLP për të aplikuar

Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posacme më 19 dhjetor të këtij viti.

Më herët ka dorëzuar aplikimin Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Pra deri më tani katër prokurorë kanë aplikuar për të qenë në krye të SPAK, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë aplikim tjetër deri në fund të ditës së sotme.