Vendosi në makinë armën që vrau Emiljano Ramazanin, shoqërohet ne polici “Loku” i Peqinit

0
230

Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i nohur me nofkën “Rrahmani”.

Burime bëjnë me dije se blutë kanë shoqëruar një person rreth 30-vjeç që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.

Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit i cili së bashku me babain e tij janë të arrestuar nga policia e Elbasanit.

Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit, ku ai shihet që vendos armën poshtë serbatorit të makinës