Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin edhe në segmentin rrugor Krrabë-Tyneli i Krrabës -Dopaj i Elbasanit.
Pas orës 20:00, si rezultat i fillimit të rënies me intensitet të dendur të reshjeve të dëborës, e cila ka krijuar një shtresë disa cm në segmentin e rrugës Krrabë e Tiranës-Tuneli i Krrabës-Dopaj i Elbasanit, ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve. Qarkullimi në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Tiranën gjatë orëve të fundit është mjaft i madh, pasi janë disa qindra e mijëra automjete të familjeve kryeqytetase që vijnë pasi kanë kaluar fundjavën në Juglindje të Shqipërisë
Qarkullimi i dendur dhe moti i keq i shoqëruar me vështirësi në qarkullim për shkak se trashësia e dëborës shkon 3-5 cm për momentin ka krijuar rradhë të gjata. Policia ka marrë masat për normalizimin e qarkullimit dhe ka kërkuar nga përdoruesit e këtij aksi të tregojnë kujdes në qarkullim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit sepse moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës e kanë vështirësuar qarkullimin.
Në afërsi të hyrjes së Tynelit të Krrabës sipas burimeve jo zyrtare disa automjete janë të bllokuara në anë të rrugës për shkak të dëborës.
.