Vetëhidhet në lumin e Vjosës, shpëtohet 75 vjeçarja në Përmet

0
83

Një 75 vjeçare është vetëhedhur në lumin e Vjosës. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Përmetit, ku dyshohet se e moshuara është vetëhedhur në lumin Vjosë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.

75 vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al