Vetëhidhet nga lartësia e spitalit, në gjendje të rëndë 50-vjeçarja në Vlorë

0
204

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Siç raporton Policia e qytetit bregdetar, një 50-vjeçare është vetëherdhur nga lartësia e Spitalit Psikiatrik.

Ajo u transportua me urgjencë drejt urgjencës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora news