Vetëm 13,1% atyre që humbën patentën, e rifituan

0
2

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se, prej qershorit 2022 e deri në prill 2025, nga 1994 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 263 persona kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 13,1%.

Sipas DPSHTRR-së, janë 8 kalues në testin e rimarrjes së lejedrejtimit, në seancën e fundit të ritestimit, nga 52 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 32 persona.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin e normave të sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kalojnë në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim.

Pse ndodhin aksidentet? Shifrat "flasin": Vetëm 13,1% atyre