Në kompeticionin e bukurisë këtë vit “Miss Shqipëria 2020” u spikat me bukurinë dhe sharmin e saj Françeska Rustemi.
Është vetëm 15 vjeç dhe arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë publikut dhe mediave.
Për të folur më shumë rreth rrugëtimit të saj dhe jetës si modele, Françeska mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ku tregoi shumë gjëra për jetën e një modeleje.
Françeska tregoi se shpesh herë merr mesazhe nga njerëz të ndryshëm duke i thënë se modelet nuk është se bëjnë ndonjë punë kushedi se çfarë. Në lidhje me këtë çështje ajo ka një replikë për të gjithë ata që botën e modelingut e konsiderojnë si diçka të lehtë.
Bukuroshja shqiptare thotë se jo çdo gjë është ashtu si duket në Instagram dhe në pasarelë pasi për të qenë më e mira dhe të bësh punën tënde në mënyrën më perfekte duhet të kalosh një sërë me vështirësi, duke filluar nga mënyra e ushqimit, provat dhe duke përfunduar te menaxhimi i emocionit në momentin final.
“Ka një lodhje jashtë kamerave apo jashtë “Instagramit” që jo ç’do njeri e shikon. Marr shumë mesazhe që thonë: Hë se ju modelet ça bëni? Lyheni, rrini aty pozoni. Jo, pasi është zgjimi dieta është mundi, djersa, janë ato provat për sfilata është ajo ecja, emocioni. Është gjithçka që bëhet një që ti të dalësh aq mirë”– tregon Françeska.