Sali Berisha e quan zgjedhjen në krye të PD-së si i vetmi person që mund të mundë Edi Ramën dhe e ka vërtetuar e kaluara.
Kush e ka mundur Edi Ramën në Shqipëri? E ka mundur dy herë Sali Berisha. Kush I ka mundur socialsitët në Shqipëri?!
Kush I ka mundur në 1992, 1996. Tetor 1996 , 2001 2005, 2007, 2009, 2011. Nëse ka një njeri që ka trashëgiminë e mundjes së Edi Ramës është Sali Berisha nëse keni ndonjë tjetër thoni, pra të gjitha këto janë thjesht paralajmërime se unë, ne PD do të fitojë. Se unë po bëj gjithçka për PD. Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një regjim si ai i Edi Ramës.
Berisha akuzon Ramën dhe George Soros se ka montuar fushatë propagandë kundër tij.
Edi Rama dhe tentatulat e George Soros kanë montuar një fushatë të tërë kundër Sali Berishës me paragjykime e trillime. Dalin me temën se nuk do më votojë elektorati gri, po unë po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri..
Mos bini viktimë e propagandës që montohet nga Edi Rama dhe tentakulat e George Sorosit kundër Sali Berishës. E vutë re sa i përmendej emri im Ramës i drillet zëri. Kanë humbur qetësinë. Ka dominim të përgjithshëm të PD.”
Deklarata u bë në një konferencë për median ku Sali Berisha duket se nuk ndryshon qendrim ndaj Ambasadores Yuri Kim, duke theksuar se do ta kundërshtojë gjithmonë rastet kur vepron si guvernatore, dhe se nuk pajtohet me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës.
Ish kryeministri komentoi vendimin e qeverisë për të legalizuar kanabisin për qellime mjeksore, duke ngrit alarmin se vendi rrezikon drogim masiv