Vetëplagoset me armë punonjësi i burgjeve në Burrel

0
3

Një punonjës policie i burgut është vetëplagosur me armë zjarri në Burrel.

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve.

54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Top Channel