Vetingu “gjunjëzon” drejtësinë, në Elbasan mungesë gjyqtarësh dhe prokurororësh

0
121

Gjykatat dhe prokuroritë në vendin tonë vijojnë që të kenë mangësi të mëdha sa i përket magjistrantëve. Në Elbasan në të dy institucionet e drejtësisë mungojnë nga 11 magjistratë, ndërsa si gjyqtarët edhe prokurorët po përballen me një fluks të madh dosjesh. Avokatët e vënë në dyshim cilësinë e gjykimeve pikërisht për shkak të tejlodhjes së gjyqtarëve.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar”, është shprehja që mund të gjendet e shkruar në disa gjykata në vendin Tonë.

Pikërisht për shkak se procesi i vettingut ka larguar nga sistemi qindra gjyqtarë e prokurorë, duket se vendi po përjeton drejtësin e vonuar.“Çështjet po vonohen, qytetarët nuk po marin vendimet në kohën e përcaktuar ligjore,” tha Demir Çiftja.

Në Elbasan organigrama e këtij institucioni parashikon 17 gjyqtarë, por fluksin e 17 magjistratëve atje po e përballojnë vetëm 6, pasi shumica janë larguar nga sistemi pasi i janë nënshtruar hetimit nga vetting.

“Gjyqtarët po unojnë të sforcuar, po punojnë tejet atyre normave që duhet të punojë një gjyqëtar. Po bëjnë nga 15-20 gjyqe në dit, gjë që po ul edhe cilësinë e gjykimit të çështjeve, po ul edhe arsyetimin e gjykimit të çështjeve,” tha ai.

Me të njëjtën situatë po përballet edhe Prokuroria atje.

Nga 25 prokurorë që duhet të ishin në punë, 11 prej tyre mungojnë.

“Mungesa e 11 prokurorëve sjell mbingarkesa për prokurorët që ushtrojnë funksionet në këtë përvojë. Prokurorët e kësaj prokurorie kanë përballuar gjatë vitit 2022 kanë përballuar një ngarkesë prej 2500 materialesh penale,” tha ai.

Deri në fund të vitit 2022, 314 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan nga detyra, shumica prej tyre, për mosarsyetim të pasurisë.
187 gjyqtarë dhe 107 prokurorë, u shkarkuan me vendim të formës së prerë, 98 magjistratë i thanë jo vettingut duke dhënë dorëheqje.