Vezhguesit e qejve

0
274

Autoritetet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë se një person ka humbur jetën pas shpërthimit të gazit në një pallat 9-katësh.

Shërbimi Shtetëror i Urgjencës përmes një njoftimi tha se mund të jenë bllokuar dhjetëra persona nën rrënoja, pasi 4 kate të godinës janë shkatërruar.

“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejshë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuar 21 persona.

realnews