Arturo Vidal është ankuar për “atmosferën e çuditshme” brenda stadiumeve të zbrazëta gjatë ndeshjeve të La Ligës, duke e theksuar se është e vështirë për përqendrohesh në ndeshje pa përkrahjen nga tifozët e Barcelonës.
Sezoni 2019/20 i La Ligës ishte suspenduar në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, bashkë me shumicën e ligave të tjera evropiane, përfshirë këtu top pesë ligat kontinentale, transmeton Gazeta Express.
E përderisa qeveria spanjolle ia dha Federatës dritën e gjelbër për ta rinisur kampionatin gjatë javës së kaluar, tifozët nuk janë lejuar të kthehen në stadiume si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.
Klubet tani po duhet të përshtaten me atmosferën e të luajturit në stadiume të zbrazëta dhe Vidali e ka pranuar se ai po e ka të vështirë të gjejë motiv për të luajtur në këto ndeshje pa tifozë.
“Është e çuditshme dhe e komplikuar, nga gjërat që duhet t’i bëjnë para ndeshjeve deri te protokolli strikt, pasi që të gjitha këto janë gjëra të cilat nuk do të mundë t’i kishim imagjinuar kurrë më parë”, ka thënë mesfushori i Barcelonës.
“Njerëzit ta japin një lloj ndjenje që tani nuk e kemi para se të dalim në stadiume. Tani atmosfera ka ndryshuar plotësisht”.
“Ne nuk e kem motivimin dhe përkrahjen e tifozëve dhe është shumë e vështirë të përqendrohesh, por edhe thjesht të duash të dalësh në fushë”.
“Futbolli lidhet plotësisht me atmosferën që e krijojnë tifozët”. /Gazeta Express/