VIDEO/ 2 gola dhe Super-Perisiç, Interi “tregon dhëmbët” ndaj Veronës, kampionët e Italisë shohin nga kryesimi

0
129

Inter vijon rrugëtimin drejt titullit kampion. Zikaltërit, pas fitores me Juventusin, sot morën një tjetër triumf, mbase me më shumë peshë se me torinezët.

Skuadra e Inzaghit mundi 2-0 Veronën. Ndeshja për kampionët e Italisë nisi mjaft mirë, me presion konstant, çka bëri që veronezët të mbylleshin në prapavijë.

Ivan Perisiç, me siguri, njeriu i ndeshjes. Kroati dha 2 assiste. Goli i parë mban firmën e Barellas, me mesfushorin italian që bën sulmuesin në minutën e 22-të. Goli i sigurisë do vinte nga Dzeko, në të 30-tën.

Inter është në vendin e dytë me 66 pikë, 1 pikë më pak se Milani. Verona e Igor Tudor është e qetë në mesin e tabelës.

 

 

(BalkanWeb)