VIDEO/ Aksident i tmerrshëm në MotoGp, Marquez fluturon në ajër me 180 km/orë

0
137

Çmimi i Madh i Indonezisë në MotoGp ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Marc Marquez. Piloti spanjoll është rrëzuar në nxehmjen para garës, duke shkaktuar panik dhe frikë te të pranishmit.

Motori nuk i është bindur pilotit të Honda, që e ka parë veten të fluturojë në ajër, ndërkohë që ka qenë me shpejtësinë 180 km/orë. 29 vjeçari u përplas dhunshëm në asfalt, teksa u ngrit menjëherë duke qetësuar të pranishmit.

Gjashtë herë fituesi i MotoGp u shoqërua për në spital, ku i është nënshtruar kontrolleve të specializuara. Mjekët s’e lejuan Marquez të merrte pjesë në garën e dytë të sezonit, e cila u fitua nga Miguel Olivera i TM, ndjekur nga Quartararo i Yamaha dhe Zarco i Pramac.