Shqiptari Arjan Rizaj është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 20:30.
Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.
Shqiptari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.