Pamje tmerri janë regjistruar sot kur një autobus qytetar jashtë kontrolli është përplasur dhunshëm me barrierat e urës dhe më pas ka rënë në lumë duke vrarë 7 nga 20 paragjerët që kishte në bord.
Mediat ruse publikonin pamjet e autobusit jashtë kontrolli në Shën Petersburg që përplaset me parmakët e urës dhe më pas bie duke u rrotulluar prej saj.
Më parë mjeti shihej që kthehej sa majtas djathtas mes trafikut në rrugë, dhe më pas përplasjen me urën dhe rënien në lumin Moika.
Shërbimet e emergjencës nxitonin drejt vendngjarjes për të shpëtuar njerëzit e mbetur brenda, nga të cilët gjatë raportohet se kanë humbur jetën dhe gjashtë u dërguan në spital.
Shoferi raportohet se është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia. Banorë vendas shihej që hidheshin në lumë për të ndihmuar viktimat të dilnin nga mjeti që fundosej.
Tetë njerëz raportohet se u nxorrën të gjallë nga mjeti, prej një kapaku në çatinë e autobusit që u hap nga grupet e shpëtimit. Disa pasagjerë ksihin arritur të dilnin vetën dhe u shpëtuan nga barkat në lumin Moika sipas raprotimeve.
Dëshmitarët thonin se para rënies autobusi ishte përplasur me një automjet fuoristradë dhe kishte marrë një kthesë të fortë për të shmangur urën.
Policia tha se një çështje kriminale është hapur ndaj shoferit të autobusit ndërsa shkaqet e sakta te veprimeve te tij janë ende te paqarta.