Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP. Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi Cessna ra në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë.
Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.
“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, shtoi ai.
Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.
/abcnews.al