VIDEO/ Ç’njerëzore! Një person në Dibër lidh gomarin prapa makinës dhe e tërheq…

0
118

Nuk paskan fund rastet abuzive me kafshët në Shqipëri! Një qytetar ka filmuar në Dibër një skenë ku një person ka lidhur gomarin prapa makinës duke e tërhequr. Nuk dihet qëllimi i atij veprimi nga ana e personit në fjalë, por rasti duket shqetësues duke marrë shkas edhe nga keqtrajtime të kafshëve edhe më parë, të cilat kanë marrë vëmendjen e autoriteteve. Pamjet janë ndarë nga ‘JOQ’ në Facebook, të cilat tregojnë qartë abuzimin që po bëhet me kafshën.

Dy vjet më parë në Sukth u regjistrua një ngjarje e rëndë e cila mori gjithë vëmendjen e opinionit publik, pasi një person tërhoqi zvarrë me makinë një qen. Ai u dënua nga policia për aktin e rëndë.