VIDEO/ De Bruyne nderon Manchester Cityn ndaj Atleticos, Liverpooli argëtohet me Benfican

0
117

Takimet e para çerekfinale të Uefa Champions League dhuruan emocione të mëdha.Liverpool ia ka dalë të mundë 1-3 Benfican.Goli për të kuqtë erdhi që në minutën e 17-të, me Roberton që dërgon një kros të bukur për Konate, i cili nuk fal me kokë. The Reds do kishin mundësi të dyfishonin shifrat pas pak minutash me Luiz Diaz, por tentativa e tij nuk ka forcë të mjaftueshme dhe portieri Odysseas Vlachodimos e ka të lehtë ta presë. Gjithsesi, po Diaz, në minutën e 34-të, do i jepte një asist Manes për golin e dytë.

Benfica do ngushtonte shifrat sapo fillon pjesa e dytë. Nunez do bënte gjithçka mirë, duke çuar topin në rrjetë.  Gjithsesi, pjesa e mbetur e takimit nuk do shërbente në të mirë të portugezëve, pasi Diaz do “vuloste” fatet e takimit në të 88-tën.

Takim i ekuilibruar mes Manchester Cityt dhe Atletico Madrid në Angli. Ekipi i Guardiolës triumfoi 1-0, në një 90 minutësh interesant. Fraksioni i parë në Etihad Stadium përfundoi 0-0, me rastet që ishin me pikatore.

Për të parë golin e parë do  na duhet të prisnim 70 minuta. Nuk mund të mungonte De Bruyne në këtë nate, teksa do ishte pikërisht ai që do zgjidhte ndeshjen për “Qytetarët”.