Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku një dron ukrainas ka shkatërruar sistemin raketor rus, ku pamjet janë publikuar nga një zyrtar ukrainas.
Valerii Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tha se sulmi me dron ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar flakë dhe tym në të gjithë zonën.