VIDEO/ Dyluftime të ashpra Azerbajxhan – Armeni, raportohet për shumë viktima

0
94

Armiqësitë  dhe luftime të ashpra shpërthyen rreth mesnatës në kufirin Azerbajxhan – Armeni , me raportime për viktima midis forcave ushtarake nga të dyja anët.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se “në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk”.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin.

.

 

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. /abcnews.al/