Një ndeshje e futbollit amator në Turqi mes Istanbul Yurdum dhe Mevlanakapi Guzelhisar do të mbahet mend jo për rezultatin, por për një gjest të rrallë humanizmi në fushën e lojës.
Gjatë takimit, portieri i skuadrës vendase, teksa largoi topin, goditi pa dashje një pulëbardhë që po fluturonte mbi stadium. Shpendi ra në tokë i dëmtuar, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe të pranishmit.
Menjëherë ndërhyri futbollisti i Istanbul Yurdum, Gani Catan, i cili vrapoi drejt pulëbardhës dhe i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh kardiak në fushë. Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, shpendi u rikuperua plotësisht.
Më pas, ai iu dorëzua mjekut të skuadrës, i cili e dërgoi te veterineri për kontroll të mëtejshëm. Në fund, Istanbul Yurdum u mposht me penallti, por për Catan rezultati kaloi në plan të dytë.
“Ishte më e rëndësishme të shpëtohej një jetë”, u shpreh ai pas ndeshjes, duke fituar duartrokitjet dhe respektin e publikut.


