Video/ E tmerrshme! Vajza 18 muajshe tenton të rrëmbehet nga duart e nënës, përfundon në spital me femur të thyer

0
2

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të një supermarketi në Bergamo, ku një burrë dyshohet se tentoi të rrëmbente një vajzë vetëm 18 muajshe nga duart e nënës së saj.

Ai e kapi papritur të miturën nga këmbët duke u përpjekur ta tërhiqte me forcë, por reagimi i menjëhershëm i nënës, babait dhe disa kalimtarëve bëri të mundur neutralizimin e agresorit deri në mbërritjen e policisë.

Fëmija u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan frakturë të femurit si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë tentativës.

I dyshuari është arrestuar dhe përballet me akuza të rënda./vizinplus.tv

Ardit Murataj