VIDEO/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi për larje hesapesh, kamerat filmuan vrasjen

0
93

Ngjarja e rëndë me dy shqiptarë të vdekur mbrëmjen e djeshme në Athinë, Greqi duket se e ka zanafillën për një larje hesapesh.

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44 vjeç, të ulur jashtë një kafaeneje në Nea Smyrni duke i lënë të vdekur ndërsa ka mbetur e plagosur dhe një 31 vjeçare jashtë rrezikut për jetën.

Kamerat e vendit të ngjarjes kanë filmuar çdo gjë.

Kamerat kanë kapur se autori, një person me kapuç, para se të hapte zjarr në tavolinën jashtë kafenesë, ku ishin ulur 41-vjeçari dhe 44-vjeçari shqiptar, kishte ecur në sheshin “Smyrni duke “skanuar” zonën.

Media greke Protothema shkruan se autori ka qëlluar plot pesë herë.

41-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në vend, mori dy plumba në kokë ndërsa 44-vjeçari u qëllua me një plumb në gjoks dhe humbi jetën në spital.

VIDEO/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi për larje hesapesh,