Sipas njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se pasi kanë ekzekutuar 39-vjeçarin, që njihej ndryshe si “Rramami”, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.
Mjeti qe u dogj ne ullishte ne fshatin Vidhas eshte tip “Ford Magane ” me targa AA 819 KX , por targat e mjetit qe digjet jane shpallur ne kerkim si te vjedhura nga Komisariati i Policise Nr 2 Tirane.
Policia shton se janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh dhe se në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.Emiljano Ramzani me precedente
të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryhse si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, ngaa një tjetër mjet në ecje.