Video/ ELBASANI, GATI PËR TË PRITUR 14 MARSIN, DITËN E VERËS!

0
142

Këto pamje tregojnë se me fillimin e Marsit, Elbasani po bëhet gati për të festuar festën më të bukur lokale, Ditën e verës.

Edhe pse mbeten edhe 10 ditë nga festa e madhe, qyteti ka marrë një tjetër hijeshi si pasojë e zbukurimeve që tashmë kanë filluar të vendosen në qytet. Siparin e aktiviteteve në kuadër të ditës së verës e ngritën të vegjlit pasi dallëndyshja e parë e qytetit janë ata. Në parkun rinia u mbajt aktiviteti festiv që filloi programin për festë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja i cili ftoi qytetarët që ta vizitojnë Elbasanit gjatë këtyre ditëve pasi do të ketë shumë aktivitete për të gjithë grupmoshat.

Dita e verës simbolizon ndërrimin e stinës, ndërsa qindra mijëra qytetarë pritet ti drejtohen elbasanit në datë 14 mars për të festuar. Sic dihet tashme nja arsye për të ardhur në Elbasan më 14 mars është edhe ëmbëlsira tradicionale, ballokumja, që vetëm zonjat elbasanase mund ta përgatisin me shijen unike që ajo ka./Elbasani flash