VIDEO/ ERION MURATAJ MBAN PREMTIMET, 2 RRUGË DO TË ASFALTOHEN. FILLOJNË PUNIMET NË PROBAT

0
58

Është mbyllur me një tjetër  sukses për këshilltarin e PSD Erion Murataj , mbledhja e rradhës së këshillit bashkiak Elbasan. Dy propozimet e bëra nga Murataj për të investuar në infrastrukturën e dy rrugëve problematikë në Elbasan janë  votuar në mbledhje për tu future në project investimi.Pak ditë më parë Erion Murataj denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës Vasil Llapushi dhe pas kërkesës së tij këshilli bashkiak votoi për investimin në këtë rrugë e cila iu shërben një numri të konsiderueshëm banorësh.Gjithashtu propozimi i Muratajt për të rregulluar rrugën që kalon në Krastë u votua.

Një tjetër lajm i mirë është ndarë nga Murataj për banorët e fshatit Probat . Erion Murataj ka bërë të ditur se tashmë në këtë fshat ka filluar puna për rehabilitim e rrugës e cila kishte mbi 30 vite që ishte e amortizuar. Murataj ishte në fshatin Probat nga ku ndau edhe pamjet për nisjen e punimeve për këtë rrugë jetike për banorët e zonës.

Por misioni i këshilltarit Erion Murataj nuk ndalet me kaq. Gjatë ditës së djeshme këshilltari i PSD ishte në fshatin Plangaricë të njësisë adm. Gracen nga ku u njoftua nga banorët që të denoncojë edhe rrugën e vetme e cila lidh fshatin Plangaricë dhe Bodin më qytetin e Elbasanit. Siç duket edhe nga pamjet veçse e amortizuar kjo rrugë është e rrezikshme pasi ndodhet në terren malor. Zona ka një bukuri të rrallë por fshatrat po boshatisen për shkak të mungësës së rrugës. Të detyruar shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak se në këtë rrugë nuk është vënë dorë për mbi një dekadë.