Video/ Fshatrat e Elbasanit mbulohen nga bora! Ja ku duhet kujdes?

0
67

Përditësim i situatës nga kushtet e motit:

Gjatë natës zonat malore të Bashkisë Elbasan janë përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të lartë.

Aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal dhe Funar.

Rruga Elbasan–Gjinar është e kalueshme vetëm me zinxhirë

Rruga është e qarkullueshme me zinxhirë duke nisur nga fshati Shelcan.

Aksi Elbasan–Gracen dhe fshatrat e Gracenit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë, drejtuesit e mjeteve paralajmërohen se kalimi pa zinxhirë nuk do të lejohet.

Rruga Elbasan–Funar si edhe rruga për në Labinot Mal janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në të gjitha akset ku ka prani dëbore dhe ngrica po punohet për pastrimin dhe kriposjem.

Sa i përket reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit, deri më tani nuk janë evidentuar probleme të mëdha.

Thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse.

Për çdo situatë të mundshme emergjente, ju kujtojmë numrat e kontaktit:

Policia e Shtetit: 129
Zjarrfikësja: 128
Numri unik i emergjencave: 112
Për emergjenca të lidhura me furnizimin me ujë, në dispozicion janë edhe numrat e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve:
+355 68 641 6064
+355 69 475 0333

Bashkia Elbasan mbetet në shërbim të komunitetit.