VIDEO/ Gjesti i bukur i Granit Xhakës, i dhuron xhupin tifozit të vogël që po dridhej nga i ftohti

0
2

Granit Xhaka, kapiten i Sunderland, ka prekur zemrat e tifozëve me një gjest të thjeshtë, por plot humanizëm.

Mes të ftohtit dhe shiut të pandalshëm në tokën britanike, teksa përgatitej të dilte në fushën e blertë, ai hoqi xhupin dhe ia dha një djali të vogël që po dridhej.

Një moment i vogël, por me shumë domethënie, i cili u kap nga fotoreporterët që ndiqnin ndeshjen Fulham–Sunderland në Premier League.

Video e episodit të këndshëm ka bërë xhiron e rrjetit dhe është kthyer në virale brenda pak orësh./atsh