VIDEO/ Gjesti i trajnerit të ri të Anglisë, mban premtimin e dhënë në debutimin kundër vendit të origjinës

0
55

Lee Carsley mbajti premtimin e tij për të qëndruar i heshtur gjatë himnit anglez në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm i ekipit të “Tre Luanëve” kundër Irlandës dhe u brohorit nga tifozët vendas në stadiumin “Aviva” të Dublinit.

Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin e Anglisë, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo menaxher i Anglisë U-21.

50-vjeçari ka shpjeguar se është fokusuar gjithmonë te ndeshja në zhvillim dhe jo te himni kombëtar

Pasi u largua nga dhomat e zhveshjes, ai fillimisht shkoi në kampin irlandez, më pas u drejtua drejt kampit të Anglisë me stafin e tij stërvitor pranë, ndërsa lojtarët ishin rreshtuar në fushë për himnin anglez dhe irlandez.

 

 

Top Channel