VIDEO/ Gjesti i turpshëm ndaj tifozëve të Lazios, vetëm 10.000 euro gjobë për Zaniolon

0
182

Nuk ka pezullim për talentin Giallorossi, ai do të jetë në dispozicion të Mourinhos për ndeshjen ndaj Empolit.

Nicola Zaniolo bëri një gjest të turpshëm ndaj tifozëve të Lazios në fund të derbit që u fitua nga ekipi i Maurizzio Sarrit.

Gjykata Sportive ka vendosur vetëm një gjobë prej 10.000 eurosh  me akuzën, “iu drejtua me një gjest i turpshëm dhe vulgar tifozëve të ekipit kundërshtar. Shkelja u zbulua nga bëshkëpunëtorët e Prokurorisë Federale”.

Në fakt pas atij gjesti, dënimi pritej të ishte më i ashpër dhe ky vendim i ka befasuar jo pak tifozët e Lazios dhe jo vetëm. /abcnews.al