VIDEO/ Horror në Tiranë! I moshuari lidh me zinxhirë qentë: Dehet dhe i rreh deri sa qajnë

0
120

Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri vijon të mbetet një problematikë e madhe në vendin tonë, e cila është denoncuar disa herë në rrjete sociale.

Ky fenonmen ka ndodhur sërish me një të moshuar në Tiranë, i cili sipas qytetarëve, është denoncuar dhe dërguar në polici, por sërish vazhdon të dhunojë kafshët.

I moshuari thuhet se lidh me zinxhir dy qenë te “Lulishtja 1 Maji” me qëllim çiftëzimin dhe shumimin e tyre për t’i shitur.  Një qytetare e cila e ka denoncuar këtë rast, thotë se i moshuari i keqtrajton qentë çdo ditë pasi dehet dhe bëhet ‘tapë’.