VIDEO/ I mori telefonin, nxënësi godet me grusht mësuesin

0
143

Marrja e telefonit bëri që një student të godiste mësuesin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Lamar në Hjuston me adoleshentin që ka dalë ballë për ballë me mësuesin, i cili për një arsye ende të panjohur i ka mbajtjur e celularit të nxënësit.

Në videon prej 12 sekondash që bën xhiron e internetit, studenti i shqetësuar vazhdimisht i kërkon celularin, kurse mësuesi i kërkon me qetësi të ulet.

15-vjeçari lëviz pak mbrapa dhe e godet në fytyrë profesorin, i cili ia del të qëndrojë në këmbë pavarësisht goditjes së rëndë që merr.

Drejtoresha e shkollës, Rita Graves, u dërgoi një letër familjeve duke thënë se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet, ndërsa presidenti i sindikatës së Federatës Amerikane të Mësuesve të Teksasit, Jeff Capo bëri thirrje që nxënësi të disiplinohet dhe të mbahet jashtë shkollës së mesme.