VIDEO/ Ish-fusha e vjetër në Elbasan rrezikon të kthehet në një “kosh mbeturinash”

0
162

Ish-fusha e vjetër e mbetjeve në Bashkinë e Elbasanit rrezikon të kthehet sërish në një vend grumbullimi plehrash.

Shkak për këtë është mungesa e kontejnerëve të cilët nuk janë vendosur që në fillim.

Qytetarët të cilën zgjedhin ta vizitojnë këtë vend, do të përballen me një pamje aspak të hijshme.

Qese, bidonë, letra shihen të hedhura në tokë ndërsa janë krijuar edhe pellgje me ujë.

Fidanët e mbjellë atje janë tharë nga mungesa e kujdesit.

Qytetarët shprehen të shqetësuar.

“Kjo nuk është normale sepse ne jetojmë në Elbasan dhe Elbasani ka shumë problematika me ndotjen. Çfarë t’i bëjmë ne, instancat shtetërore e dinë atë.”

“Nuk është e mirë. Nëse ndotet sërish ajo është gjynah.”

Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia e Elbasanit e drejtuar nga Gledian Llatja.

“Tani po nuk mori masa bashki, mund të kthehet.”

“Po koshin kush do ta vendosë? Do ta vendosin instancat shtetërore. Kjo do të thotë që dikush që merr lekë nga taksat tona duhet ët përgjigjet”

Fusha e vjetër e plehrave në Elbasan ndodhet pranë varrezave të qytetit. Kjo hapësirë u pastrua rreth 6 vite me parë pas ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve, ndërsa u premtua nga bashkia se do të kthehet në një park për qytetarët, por kjo është pamja që ofrohet.