VIDEO/ Ja si duket nga brenda avioni mbretëror luksoz i Anglisë

0
113

Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila udhëtuan në Kenia për një vizitë zyrtare pesë-ditore.

Çifti mbretëror fluturoi për në Nairobi me aeroplanin RAF Voyager që përdoret zakonisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarë të familjes mbretërore. Me kërkesën e mbretit, motorrët u mbushën me 40 për qind karburant të qëndrueshëm të aviacionit.

Në Instagram, ekipi i mediave sociale të Karlit dhe Kamila postuan një video shumë të rrallë nga brenda teksa çifti mbretëror udhëtonte. Në videon e shkurtër, Mbreti Karli III, 74 vjeç, mund të shihet duke shfletuar një bllok shënimesh nga komoditeti i karriges së tij prej pelushi.

Mbretëresha Kamila, 76, ndërkohë, mund të shihet duke lexuar një bllok shënimesh të ngjashëm me një nuancë të thellë blu. Për udhëtimin me avion, Mbreti Karli III zgjodhi një këmishë blu dhe një kravatë. Sakaq, kompletoi veshjen e tij me një palë syze leximi.

Me elegancë, Kamila zgjodhi një këmishë të bardhë, një bluzë komode dhe një xhaketë sportive të përshtatur.

Postimi ishte titulluar: “Mbreti dhe Mbretëresha fluturuan në Kenia sot përpara vizitës së tyre shtetërore që fillon nesër“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

 

Gjatë vizitës së tyre, çifti do të takohet me anëtarë të qeverisë keniane, stafin e OKB-së, udhëheqës fetarë dhe të rinj./abcnews.al