Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në vijim të turit të komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin, ketë herë u ndal në kompaninë “Delmon Group Albania” në Elbasan që prodhon pjesë për sektorin automotive, nga ku punonjësit e këtij biznesi kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar e Qeverisë.
Denaj tha ndër të tjera se “ 2,664 subjekte kanë përfituar nga kjo mbështetje në qytetin e Elbasanit për 7,274 punonjës. Në të gjithë vendin nga Paketa e Zgjeruar kanë përfituar 167,450 punonjës.
“Në fakt ishin diku rreth 4 500 përfitues të paketës së parë dhe rreth 7200 janë përfitues të paketës së dytë në të gjithë Elbasanin. Kemi folur edhe më herët për të sjellë sa më shumë investitorë të huaj siç jeni ju dhe e gjithë pjesa e investimeve të huaja direkte të cilat në Shqipëri prej dy vitesh janë rritur, duhet të shkojë edhe të segmentohet në industri që kanë jo vetëm rendiment në të ardhurat, por mbi të gjitha në punësim. Automotivi është në fakt industria më produktive”, tha ministrja Denaj.
Nga ana e tij, drejtuesi i kompanisë “Delmon Group Albania” tha se “sektori ku operojmë është ai automotiv që është relativisht i ri për Shqipërinë. Ne prodhojmë gomina për kompani të mëdha automobilistike. Kemi pasur dy muaj të vështirë, prill dhe maj sidomos të shkaktuara nga kriza globale. Këtë muaj për fat kemi një rritje dhe shpresojmë të paktën që deri në fund të vitit të kthehemi në nivelet e planifikuara. Për fat të keq, për shkak të krizës u detyruam të heqim nga puna 25 punonjës dhe për fat të mirë shteti na ndihmoi duke i paguar pagën e luftës këtyre punonjësve dhe për ne ishte një gjë pozitive sepse ne shpresojmë t’i rimarrim në punë. Ne sigurisht, bëmë të gjitha procedurat për t’i ndihmuar, bëmë aplikimin. Kemi në plan që t’i rimarrin në punë. Ne kemi shpenzuar për t’i trajnuar. Trajnimin e sigurojmë vetë sepse është metodë relativisht e re për Shqipërinë”.
Më tej, ai shtoi se “plani afatgjatë është që deri në 2025 të pesëfishohet. Këtë vit do të dyfishoheshin, para krizës. Tani thjeshtë do të garantojmë një rritje, 10-20 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ngadalësohemi, por nuk bllokohemi’.
? Elbasan – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vazhdon turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Në kompaninë Delmon Group Albania, që prodhon pjesë për sektorin automotiv. Edhe punonjësit e këtij biznesi kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar e Qeverisë.✅ 2,664 subjekte kanë përfituar nga kjo mbështetje në qytetin e Elbasanit për 7,274 punonjës.✅ Në të gjithë vendin nga Paketa e Zgjeruar kanë përfituar 167,450 punonjës.
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 20. Juni 2020
Përgatiti :Elbasaniflash.al
Video:ERTV