Video/ Momenti kur një ndërtesë e braktisur shembet në Gjeorgji, dy të vdekur

0
3

Një kamera sigurie ka kapur momentin kur një pjesë e çatisë së një ndërtese të braktisur në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, u shemb, duke vrarë dy persona.

Videoja tregon një pjesë të madhe të ndërtesës shumëkatëshe që shkëputet dhe bie në rrugë. Sipas mediave lokale, ndërtesa e rrezikshme, ndodhet pranë stacionit hekurudhor të Tbilisit.

 

Kërkimi për të mbijetuarit vazhdon edhe sot, ndërsa shprehet frika për disa njerëz nën rrënoja. Kryetari i bashkisë së Tbilisit tha se ndërtesa ishte konsideruar e pasigurt dhe e papërshtatshme për restaurim.