VIDEO/ Momenti kur Rusia lëshon raketën hipersonike, shkatërron depon e armëve të Ukrainës

0
149

Mediat e huaja, kanë kapur momentin kur një raketë hipersonike ruse ka shkatërruar një depo municionesh në perëndim të Ukrainës.

Videoja është filmuar nga një dron ushtarak tregon momentin një depoja e municioneve në Ivano-Frankivsk shpërthen në flakë.

Ndërkohë në video shihet dhe momenti kur disa njerëz largohen me vrapë, sakaq nuk dihet deri më tani nëse ka viktima apo të lënduar si pasojë e shpërthimit.

VIDEO/ Momenti kur Rusia lëshon raketën hipersonike, shkatërron

Ministria ruse e mbrojtjes është shprehur: Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aeroballistike hipersonike shkatërroi një magazinë të madhe nëntokësore që përmbante raketa dhe municione aviacioni në fshatin Deliatyn në rajonin Ivano-Frankivsk”

Moska pretendon se raketat e saj vdekjeprurëse “Kinzhal” nuk mund të ndalen nga sistemet perëndimore të mbrojtjes raketore.

Raketat Kinzhal kanë një rreze të vlerësuar prej 1250 miljesh. Ndërkohë Presidenti Putin më parë e quajti raketën “një armë ideale”.

Shikoni videon e siguruar nga The Sun.