Video/ Mungon parkingu, kaos gjatë ditës në spitalin e Elbasanit

0
199

Kjo është pamja që ofron thuajse çdo ditë spitali i Elbasanit.
Rradhë të gjata automjetesh me drejtues të cilët janë të stresuar për të siguruar një vend parkimi. Gjatë ditëve të dimrit rritet edhe fluksi i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal dhe kjo reflektohet edhe në rritjen e numrit të makinave në qëndrën spitalore. E vështirë për të lëvizur është edhe për ambulancan si në këtë rast, ku ambulanca nuk del dot nga spitali për shkak se rruga eshte e bllokuar. Lëvizja rëndohet edhe më tej pasi fakulteti i mjekësisë ka të njejten hyrje me spitalin. Jo vetëm për qytetarët, por kjo situatë është problem edhe për mjekët të cilët shpesh vonohen për konsultë për shkak se nuk gjejnë vend parkim për automjetet. Në hyrje të spitalit eshte i vendosur edhe trau me pagesë dhe të gjithë ata qe futen në ambientet e spitalit paguajnë 100 lekë.
Sikur të mos mjaftonte fluksi problem mbetet edhe mungesa e infrastrukturës se përshtatshme për të lëvizur automjetet.

Deri në gjetjen e një zgjidhjeje për parkimin të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë të marrin shërbim shëndetësor duhet të mendojnë edhe se ku do të lënë makinat./ Elbasani flash