Antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj ka mbajtur premtimin e dhëne banorëve të fshatit Probat dhe Samurr për të pasqyruar problematikat e tyre në mbledhjen e këshillit. Pak ditë më parë banorët e këtyre dy fshatrave i dorëzuan Muratajt kërkesat e firmosura për të ngritur shqetësimin e tyre në këshill dhe në mbledhjen e parë të zhvilluar vetë banorët e fshatrave Probat dhe Samurr u ftuan në sallën e mbledhjes nga këshilltari Erion Murataj për ta ndjekur nga afër kërkesën e tyre.