Sulmuesi i Lazios dhe Italisë, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë të shtunën në mbrëmje.
33-vjeçari i cili ka shënuar 194 gola në 289 ndeshje për Lazio-n u përplas me një tramvaj. Mediat italiane raportojnë se ai është mirë, por ka një ndrydhje të shtyllës kurrizore dhe frakturë të brinjës së djathtë.
Gjatë vozitjes pranë Ponte Matteotti që është vetëm pesë minuta nga stadiumi Olimpik i Lazios një tramvaj kaloi në një dritë të kuqe dhe goditi makinën e tij. Immobile ishte me dy vajzat e tij në makinë në momentin e aksidentit.
Në një video që qarkullon në mediat sociale, i pyetur se çfarë kishte ndodhur, Immobile tha:
U ktheva pak në të majtë në fakt ju mund të shihni se makina është goditur vetëm nga njëra anë. Tramvaji kaloi në dritë të kuqe, por tani nuk kam dëshirë të flas. Lëndova pak krahun.
Dëshmitarët e përplasjes riafirmuan fjalët e Immobile se tramvaji nuk respektoi dritën e kuqe dhe Land Rover SUV i sulmuesit u shkatërrua pas incidentit.
Immobile dhe dy vajzat e tij janë dërguar në spital, por nuk janë të rëndë. Sulmuesi shoqëroi një të plagosur në spital u kujdes për shëndetin e tij pas aksidentit.