Torino ka barazuar 1-1 në fushën e Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Ky takim ishte i veçantë për Thomas Strakoshën e lacialëve dhe Etrit Berishën e ekipit Granada, pasi të dy portierët shqiptarë e panë veten në mesin e portave respektive, duke sfidar njëri tjetrin.Pjesa e parë u mbyll pa gola. Pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga ekipet nuk shënoi dot.
Në minutën e 56-të, Pellegri mposht Strakoshën.
Goli i jep qetësi ekipit të Juriç, por nuk ia del të mbajë portën e “virgjër” deri në fund, pasi në limite vendos ekuilibrat Immobile.
Lazio është në vendin e gjashtë me 56 pikë. Torino është e 11-ta me 40 pikë. Ky ishte takimi i fundit i Serie A për Sot. Nesër janë në program takime tejet interesante.
(BalkanWeb)